Regjistrohu/Kyçu

SOLUDAMIN

Insufiçencë primare dhe sekondare e L-carnitinës tek të rriturit, fëmijët, foshnjat dhe të porsalindurit. Insufiçenca sekondare e L-carnitines tek pacientët në hemodializë me insufiçencë të rëndë renale.

Insufiçencë primare dhe sekondare e L-carnitinës tek të rriturit, fëmijët, foshnjat dhe të porsalindurit. Insufiçenca sekondare e L-carnitines tek pacientët në hemodializë me insufiçencë të rëndë renale.

Sulodamin në përgjithësi tolerohet mirë. Gjatë përdorimit afatgjatë mund të vërehen disa shqetësime të lehta gastrointestinale të tilla si : të përziera, të vjella, krampe abdominale dhe diarre. Këto efekte mund të shmangen nëse solucioni i Soludaminës i treguar në ujë pihet ngadalë dhe hollohet më shumë. Në disa raste mund të ndihet një aromë e ngjashme me erën e peshkut gjatë frymëkëmbimit. Ky efekt lidhet me rritjen e tepërt të florës mikrobiale intestinale të nxitur nga L-Carnitina. Kjo aromë mund të reduktohet duke rritur dozën e darkës dhe duke shpërndarë dozat e tjera të L-Carnitinës në mënyrë më të rregullt gjatë gjithë ditës. Reduktimi i dozës ditore të L-Carnitinës gjithashtu mund të eleminojë këtë aromë por në këto raste është më mirë që të përdoret antibiotik me spektër të gjërë veprimi e për pasoje të ruhet doza e L-Carnitinës. Çrregullime të lehta të tipit të miastenisë janë raportuar tek pacientët me uremi. Tolerancë e barit duhet të monitorohet gjatë javës së parë dhe pas çdo rritje të dozës. Janë përshkruar raste të konvulsioneve në pacientët me ose pa histori të episodeve konvulsive, të trajtuar me L-Carnitines nga goja ose me rrugë intravenoze. SOLUDAMIN rekomandohet vetëm me recetë mjekësore.

Nuk ka veprime të raportuara nga përdorimi i këtij bari.

Për të përcaktuar dozën e duhur rekomandohet që të monitorohen rezultatet e trajnimit përmes matjes së niveleve të L-Carnitinës të lirë dhe alkyl L-carnitinës në plazëm dhe në urinë. Përqëndrimi i L- Carnitinës së lirë në plazëm duhet të jetë 35-60 μmol/L.Raporti në mes alkyl L-Carnitinës dhe L-Carnitinës së lirë duhet të jetë më i vogël se 0.35. Foshnjat dhe fëmijët deri në 12 vjeç Në insufiçencën primare dhe sekondare të L-Carnitinës. Doza e nevojshme varet nga graviteti i sëmundjes dhe gjëndja e pacientit. Doza e rekomandur është 50-100 mg/kg/ditë (ekuivalente me 0.5-1ml/kg/ditë SOLUDAMIN Solucion Oral). Doza më të larta duhet të përdoren me kujdes dhe vetëm atëhere kur të dhënat klinike dhe bioklinike bëjnë të mundur një vlerësim të tillë. Dozimi fillon me 50 mg/kg/ditë dhe rritet gravidualisht deri në një maksimum prej 3g/ditë ( 30ml/ditë) duke vlerësuar tolerancë e pacientit dhe përgjigjen terapeutike. Në insufiçencë sekondare të L-Carnitinës në pacientët me hemodializë në rastet kur efekti terapeutik është arritur me administrimin intravenoz. Doza ditore mbajtëse është 1g (10 ml) të L-Carnitines nga goja. Të rriturit dhe fëmijët mbi 12 vjeç Në insufiçencën primare dhe sekondare të L-Carnitinës. Doza e nevojshme varet nga graviteti i sëmundjes dhe gjendja e pacientit. Doza e rekomanduar është 100 deri 200 mg/kg/ditë (ekuivalente me 1-2 mg/kg/ditë SOLUDAMIN Solucion Oral). Doza më të larta duhet të përdoren me kujdes dhe vetëm atëhere kur të dhënat klinike dhe biokimike bëjnë të mundur një vlersim të tillë. Doza ditore deri në 400mg /kg mund të jenë të nevojshme gjatë ç’rregullimeve akute metabolike. Dozimi fillon me 1 g (10ml)/ditë dhe rritet gradualisht duke vlerësuar tolerancën e pacientit dhe përgjigjen terapeutike. Në insufiçencën sekondare të L-Carnitinës në pacientët me hemodializë në rastet kur efekti terapeutik është arritur me administrim intravenoz. Doza ditore mbajtëse është 1 g (10ml) L-Carnitinë nga goja. Mënyra e përdorimit Përmbajtja e shishes merret direkt, ose hollohet në ujë ose lëngje te ndryshme. Rekomandohet marrja gjatë ose pas vakteve të ushqimit. Rekomandohet marrja graduale e dozës në intervale çdo 6-12 orë (4-2 marrje). Mbidozimi Nuk jane vërejtur efekte toksike nga mbidozimi me L-Carnitine. Doza të mëdha te L-Carnitines mund të shkaktojnë diarrë. Në rast mbidozimi aplikohet terapi mbështëtëse. Paralajmërime të veçanta dhe masa paraprake gjatë përdorimit: - Përdorimi i L-Carnitinës nuk shkakton vartësi sepse ajo është një substancë natyrale e organizmit. - Administrimi tek diabetikët e trajtuar me insulinë apo antibietikë nga goja mund të shkaktoje hipoglicemi për shkak të shfrytëzimit më të mirë të glukozës. Prandaj tek këta pacientë duhet të monitorohet shpesh niveli i sheqerit në gjak për të rregulluar në mënyrë të përshtatshme trajtimin anti-diabetik. Në pacientët me insufiçencë renale terminale ose të rëndë nuk rekomandohet administrimi nga goja i L-Carnitinës në doza të larta për periudha të gjata kohore sepse mund të ndodhë akumulimi në gjak i metabolikëve kryesore ( trimetilamines TMA dhe oksidit te trimetilaminës TMAO ) për shkak të eleminimit të pamjaftueshem nga veshkat. - Akumulimi shkakton rritje të trietilaminës në urinë. Në këtë rast urina, fryma dhe djerësa vijnë “erë peshk” në mënyrë të theksuar. Kundërindikacionet Mbindjeshmëria e njohur ndaj L-Carnitinës ose ndonjërit prej përbërësve të produktit.

Përmbajtja e shishes merret direkt, ose hollohet në ujë ose lëngje te ndryshme. Rekomandohet marrja gjatë ose pas vakteve të ushqimit. Rekomandohet marrja graduale e dozës në intervale çdo 6-12 orë (4-2 marrje).